Përse Privatësia ka Vlerë
Dija është fuqi; Dija mbi ju është fuqi mbi ju. Të dhënat tuaja do të përdoren për të paraprirë veprimet tuaja dhe për të manipuluar mënyrën si ju blini, votoni dhe mendoni.
Pa privatësi, ju do të ndjeheni aq i frikësuar se jeni duke u gjykuar nga të tjerët saqë nuk do të provoni ose mësoni gjëra të reja, edhe pse nuk po bëni asgjë të gabuar.
Të dhënat dhe komunikimet tuaja private mund të “piketohen” për t’ju bërë juve të dukeni si një person i keq apo kriminal, edhe nëse nuk jeni i tillë.
Duke ushtruar të drejtën tuaj për privatësi, ju e bëni më të lehtë për të tjerët, si aktivistët dhe gazetarët, për ta bërë këtë pa rënë në sy.
Ju nuk gjykoheni dhe as nuk do të gjykoheni në bazë të standardeve tuaja. Standardet ndryshojnë midis njerëzve dhe organizatave, ato ndryshojnë me kalimin e kohës. Edhe nëse sjellja juaj merret si e pranueshme sot, mund të ndryshojë të nesërmen.
Kufijtë socialë krijohen kur ne jemi të aftë të mbajmë pjesë të jetës sonë private. Ju mund të doni të ndaloni disa njerëz, si për shembull partnerë të kaluar, punëdhënës, ose familjarë, ndaj të diturit gjëra të caktuara për ju.
Hapat e ardhshme
Doni të ndërmerrni hapa për të mbrojtur veten? Ndiqni këtë guidë nga Electronic Frontier Foundation.
Albanian translation by AnXh3L0.